Milaim Zeka trondit me deklaratën: Putin do kalonte në Shqipëri, por i thanë se mund ta vrisnin

Këtë javë në një emision televiziv u diskutuan ngjarjet kryesore të javës. Anulimi i takimit mes Trump dhe Putin, ka lidhje dhe Shqipëria? Milaim Zeka thotë se avioni i Putin do kalonte në Shqipëri dhe kishte frikë mos e godisnin. “Nuk u mbajt takimi sepse shërbimet e huaja i sinjalizuan Putinit se mund të vritej. […] The post Milaim Zeka trondit me deklaratën: Putin do kalonte në Shqipëri, por i thanë se mund ta vrisnin appeared first on InfoShqip.com.

tetor 27, 2025 - 15:30
 0
Milaim Zeka trondit me deklaratën: Putin do kalonte në Shqipëri, por i thanë se mund ta vrisnin

Këtë javë në një emision televiziv u diskutuan ngjarjet kryesore të javës.

Anulimi i takimit mes Trump dhe Putin, ka lidhje dhe Shqipëria? Milaim Zeka thotë se avioni i Putin do kalonte në Shqipëri dhe kishte frikë mos e godisnin.

“Nuk u mbajt takimi sepse shërbimet e huaja i sinjalizuan Putinit se mund të vritej. Njëri prej opsioneve të fluturimit të tij me aeroplan ishte dhe kalimi mbi Shqipëri, dhe i thanë si mund të kalosh mbi Shqipërinë?! Amerika i dha leje Ukrainës të përdorë raketat Tomahawk, dhe 140 miliardë po i ofron BE kredi, që janë defacto të Rusisë. Në Shqipëri kishte sinjalizime që mund të goditej”, tha ai.

Alfred Cako në lidhje me takimin mes Trump dhe Purtin tha: Këta janë kukulla dhe gjendet shkaqe që lufta të vazhdojë, ndërkohë Europa po armatoset rëndë.

Ndërkohë Cako u ndal edhe ‘te florinjtë’ e Shqipërisë, kur tha se Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet, i ka dhënë Britanisë rreth 300 ton flori.

“Ndoshta kryeministri jonë nuk e di që Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet 45 vjet, i ka dhënë Britanisë 280-310 ton flori. Shqiptarëve iu morën 300 ton flori… e kuptoni?!”, tha ai.

The post Milaim Zeka trondit me deklaratën: Putin do kalonte në Shqipëri, por i thanë se mund ta vrisnin appeared first on InfoShqip.com.