Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Rripin e Gazës, pasi janë liruar nga burgjet izraelite në kuadër të marrëveshjes për armëpushim. Gazetarë të agjencisë Associated Press raportojnë se kanë parë autobusë që transportonin të burgosurit e liruar drejt spitalit “Nasser” në qytetin jugor Khan Younis, ku turma të mëdha njerëzish ishin […]

tetor 13, 2025 - 17:30
 0
Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Rripin e Gazës, pasi janë liruar nga burgjet izraelite në kuadër të marrëveshjes për armëpushim.

Gazetarë të agjencisë Associated Press raportojnë se kanë parë autobusë që transportonin të burgosurit e liruar drejt spitalit “Nasser” në qytetin jugor Khan Younis, ku turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për t’i pritur.

Të burgosurit u liruan këtë mëngjes si pjesë e marrëveshjes, e cila përfshinte gjithashtu edhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.