Milan e fiton derbin ndaj Interit
AC Milani e ka fituar derbin italian ndaj Interit, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A. “Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli shumë e baraspeshuar nga fillimi. Inter e nisi për mrekulli, ku si Marcus Thuram ashtu edhe Lautaro Martinez kishin mundësi shënimi por që nuk […]


AC Milani e ka fituar derbin italian ndaj Interit, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
“Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli shumë e baraspeshuar nga fillimi.
Inter e nisi për mrekulli, ku si Marcus Thuram ashtu edhe Lautaro Martinez kishin mundësi shënimi por që nuk i finalizuan.
Milan ishte më e mirë në pjesën e dytë, ku fillimisht rrezikuan falë Alexis Saelemaekers mirëpo që Yan Sommer me një super pritje ia mohoi golin.
Heroi i Milanit ishte Christian Pulisic që përfitoi nga një top i kthyer për t’ia fituar pikët e plota klubit kuq e zi (54’).
Interi kishte rastin e artë për ta barazuar rezultatin, por Hakan Calhanoglu dështoi nga pika e bardhë.
Milan pas këtij triumfi ngjitët në pozitën e dytë me 25 pikë derisa Inter bie në pozitën e katërt me 24 sosh.