Milan synon përforcime gjatë janarit, Allegri sytë kah dy yjet e Real Madridit
AC Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”. Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A. Trajneri Massimiliano […]


AC Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A.
Trajneri Massimiliano Allegri ka identifikuar tri pika të dobëta në skuadër: mbrojtjen qendrore, krahun e djathtë dhe sulmin. Milani aktualisht mbështetet te Tomori, Gabbia dhe Pavloviç në prapavijë, por kërkon një lider me eksperiencë që të udhëheqë repartin.
Në fazën ofensive, drejtuesit janë duke vëzhguar opsione për krahun e djathtë — ndër emrat e përmendur janë Arnau Martinez (Girona) dhe Juanlu Sanchez (Sevilla).
Por surpriza më e madhe mund të vijë nga Madridi, “Rossonerët” mund të sigurojnë një huazim nga 15 herë kampioni i Evropës. Në lojë janë dy emra – spanjolli Gonzalo Garcia dhe talenti brazilian Endrick.
I pari ka shkëlqyer në Botërorin e Klubeve, por nuk po merr minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos. Ndërsa Endrick kërkon më shumë hapësirë pas fillimit modest me “Los Blancos”.
Ndërkohë, Milani nuk e përjashton as afrimin e një sulmuesi të ri. Mauro Icardi i Galatasarayt mbetet alternativë konkrete, në varësi të zhvillimeve në muajt e ardhshëm.