Milani ka marr vendim për Fullkrugun, sulmuesi është në pronësi të West Ham

Raportet e fundit nga mediat bëjnë të ditur se Milani nuk planifikon ta aktivizojë opsionin e blerjes për qendërsulmuesin Niclas Fullkrug, çka do të thotë se reprezentuesi gjerman pritet të rikthehet te West Ham në përfundim të sezonit. Fullkrug iu bashkua “kuqezinjve” në fillim të afatit kalimtar të janarit në formë huazimi me mundësi blerjeje, […]

Prill 14, 2026 - 21:30
Milani ka marr vendim për Fullkrugun, sulmuesi është në pronësi të West Ham

Raportet e fundit nga mediat bëjnë të ditur se Milani nuk planifikon ta aktivizojë opsionin e blerjes për qendërsulmuesin Niclas Fullkrug, çka do të thotë se reprezentuesi gjerman pritet të rikthehet te West Ham në përfundim të sezonit.

Fullkrug iu bashkua “kuqezinjve” në fillim të afatit kalimtar të janarit në formë huazimi me mundësi blerjeje, e cila besohet të jetë rreth 5 milionë euro.

Në atë periudhë, Milani ishte pa një sulmues qendror “të mirëfilltë”, pasi Santiago Gimenez ishte i lënduar, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri shpesh improvizonte në fazën ofensive me një kombinim lojtarësh si Rafael Leao, Christian Pulisic apo Christopher Nkunku.

Që nga transferimi më 2 janar, Fullkrug ka regjistruar 16 paraqitje me Milanin, por ka nisur si titullar vetëm tri herë. Golin e vetëm me fanellën kuqezi e shënoi më 18 janar, në fitoren 1-0 në “San Siro” ndaj Lecces në Serie A.

Sipas informacioneve të fundit, paraqitjet e tij nuk kanë mjaftuar për ta bindur Milanin që të paguajë shumën e kërkuar për ta bërë transferimin të përhershëm gjatë verës.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Fullkrug do të kthehet te West Ham në fund të sezonit 2025/2026 dhe se klubi anglez pritet të kërkojë një tjetër huazim për të në afatin kalimtar të verës.