Ministri francez për çështje të Europës mbërrin në Prishtinë, Kurti e delegon Zulfajn për ta pritur
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri ...


Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarret e mëdha pranë Bordosë.
“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”.
Ai shtoi se Kosova dhe Franca janë aleatë dhe i uroi ministrit francez një vizitë të këndshme dhe produktive.
Welcome to the Republic of Kosova, Minister @benjaminhaddad!
A pleasure to welcome you on your first official visit.
Kosova stands in solidarity with France as it battles the terrible fires near Bordeaux.We are aligned and allied.
![]()
I wish you a pleasant and productive… pic.twitter.com/pkGoOTvQf9
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) July 26, 2026
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.


