Ministri Hoxha priti në takim kryetarin e Studeniçanit, në fokus bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve
Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamet Hoxha, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi. Gjatë takimit u vlerësua si konstruktiv bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Komunës, me fokus në avancimin e projekteve të përbashkëta. Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në fushën e mjedisit jetësor, të cilat […]
Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamet Hoxha, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi.
Gjatë takimit u vlerësua si konstruktiv bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Komunës, me fokus në avancimin e projekteve të përbashkëta.
Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në fushën e mjedisit jetësor, të cilat pritet të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Studeniçanit dhe zonave përreth.
Ministri Hoxha theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave, përmes krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme që synojnë mirëqenien e qytetarëve.