Miratohet Buxheti i Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Buxhetin për vitin fiskal 2026. Ndonëse ky projekt-buxhet u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë tjera, LDK, PDK, Lidhja e Prishtinës dhe Nisma ishin pro tij. Para se të hidhej në votim, asamblistët e LVV-së kërkuan sqarime nga drejtorët komunalë. Në fund, Buxheti kaloi me

shkurt 6, 2026 - 14:00
 0
Miratohet Buxheti i Prishtinës
miratohet-buxheti-i-prishtines

miratohet-buxheti-i-prishtines

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Buxhetin për vitin fiskal 2026.

Ndonëse ky projekt-buxhet u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë tjera, LDK, PDK, Lidhja e Prishtinës dhe Nisma ishin pro tij.

Para se të hidhej në votim, asamblistët e LVV-së kërkuan sqarime nga drejtorët komunalë.

Në fund, Buxheti kaloi me 33 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim.