Miu në Menzën e UP-së, flet drejtori: Në fundjavë mbyllet për dezinfektim
Studentë të Menzës së Studentëve në Prishtinë kanë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv pamje ku shihet prania e një miu në hapësirën ku ata ushqehen. Në lidhje me këtë rast, mediat kanë kontaktuar drejtorin e këtij institucioni, Fahri Osmanin i cili tha se janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe siguroi studentët se


Studentë të Menzës së Studentëve në Prishtinë kanë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv pamje ku shihet prania e një miu në hapësirën ku ata ushqehen.
Në lidhje me këtë rast, mediat kanë kontaktuar drejtorin e këtij institucioni, Fahri Osmanin i cili tha se janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe siguroi studentët se ushqimi mbetet plotësisht i sigurt për konsum.
Ai tha se nuk kanë ende informacione në lidhje me kanalin përmes të cilit ka hyrë brejtësi, derisa njoftoi se në fundjavë do të mbyllet Menza në mënyrë që të bëhet dezinfektimi i plotë i saj.
“Menjëherë janë marrë masat, si nga ne edhe nga kompania për deratizimin e brejtësve dhe janë duke e përcjellë situatën. Na ka shqetësuar prania e një brejtësi dhe nuk e dimë kanalin e hyrjes së tij”.
“Mirëpo, planifikojmë që në fundjavë, të shtunën dhe të dielën ta mbyllim mensën dhe ta bëjnë dezinfektim dhe deratizimin e komplet hapësirës së brendshme, por edhe asaj të jashtme të objektit”
“Por, i garantojmë studentët që ushqimi është i sigurt”, u shpreh ai./Klankosova.tv.
Minj në Menzën e studentëve – A ishte ky shkaku i helmimit të studentëve javën e kaluar (VIDEO)
