Kapet në Tropojë 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dragobia”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, i cili posedonte

tetor 29, 2025 - 12:30
 0
Kapet në Tropojë 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë
Kapet në Tropojë 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë

Kapet në Tropojë 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dragobia”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, i cili posedonte në banesë 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu kishte për qëllim trafikimin e drogës drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht edhe nëna e 25-vjeçarit, shtetasja A. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të fshehë lëndën narkotike në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit. Ajo do të përballet me akuzën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Trafikim të narkotikëve”.