Molliqaj: Unë e di pse Albin Kurti i ka vetëm 16€ në bankë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj komentoi për Kanal10 se pse ish-lideri i tij, Albin Kurti deklaroi vetëm 16 euro para në bankë. Molliqaj thotë se prej kur se e njeh Kurtin, ai nuk ka mbajtur shumë para në bankë dhe për këtë ka një shpjegim interesant. “Po iu tregoj pse Albini i ka vetëm 16 […]

Prill 23, 2026 - 22:00
Molliqaj: Unë e di pse Albin Kurti i ka vetëm 16€ në bankë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj komentoi për Kanal10 se pse ish-lideri i tij, Albin Kurti deklaroi vetëm 16 euro para në bankë.

Molliqaj thotë se prej kur se e njeh Kurtin, ai nuk ka mbajtur shumë para në bankë dhe për këtë ka një shpjegim interesant.

“Po iu tregoj pse Albini i ka vetëm 16 euro. Prej që unë e njoh, ai i hek paratë prej bankës dhe i mban kesh. Ai nuk don me i pasë paratë në bankë që populli i Kosovës me mendu që i ka paratë në bankë”, theksoi Molliqaj.

Sipas tij, kritika të tilla nga opozita janë sipërfaqësore.

“Ama nuk mundet me ba këtë kritikë dikush që i ka ba milionat. Kritikë mundet me ba për këtë aktivisti i PSD-së”, deklaroi Dardan Molliqaj në Kanal 10.(INA)