Mos e pyet se të tregon vetë – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare | VIDEO
Mos e pyet se të tregon vetë” – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare. Kështu, ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stolkoviç, ka publikuar The post Mos e pyet se të tregon vetë – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Mos e pyet se të tregon vetë” – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare. Kështu, ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stolkoviç, ka publikuar një video në kanalin e tij në TikTok, ku tregon gjendjen e një zyre brenda ministrisë që ai drejton. Pamjet kanë hapur debat publik, pasi në to dëshmohen akuzat e punonjësve shqiptarë për kushte të papranueshme pune, njofton Flaka
“Kjo është zyra në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e cila, në vend se të funksionojë si institucion shtetëror, është shndërruar në atë që shihni”, deklaron Stolkoviç në përshkrimin e videos. Sipas ministrit, në këtë ambient kanë “punuar” një ditë më parë nëpunësit e larguar nga puna, të cilët, siç thotë ai, “për një rastësi janë nga BDI-ja”.
“Në këtë ambient ‘punuan’ dje nëpunësit e larguar nga puna. Pas dokumentimit të gjendjes, të njëjtit u dërguan të shkojnë të flenë në shtëpi. Kaq”, shkruan Stolkoviç.
Nga ana tjetër, videoja vetë përforcon akuzat e punonjësve shqiptarë, pasi në zyrë nuk vërehen kushte elementare për punë: mungojnë ulëset, tavolinat, si dhe pajisjet bazë teknologjike si kompjuterë, printerë apo mjete të tjera të domosdoshme për funksionimin normal të një institucioni shtetëror. Publikimi i videos në TikTok ka nxitur reagime të shumta, ndërsa çështja e kushteve të punës dhe trajtimit të punonjësve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të vazhdojë të jetë në fokus të debatit publik. Gazeta Flaka
Lexo edhe: Ministria e Stoilkoviqit nën akuzë: Mobing dhe poshtërim për shqiptarët
Reagon Bujar Osmani: Ministria e Stoilkoviqit shndërrohet në laborator frikësimi për shqiptarët
The post Mos e pyet se të tregon vetë – Duke dashur të arsyetohet, Stolkoviç shfaq ambientet çnjerëzore ku punonin kuadrot shqiptare | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .