Moti / Pjesërisht me re me periudha me diell, ditë më të ngrohta përpara

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 8 gradë, ndërsa […]

Prill 23, 2026 - 10:30
Moti / Pjesërisht me re me periudha me diell, ditë më të ngrohta përpara

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.

Sipas parashikimit të DPH-së, po vjen një periudhë moti stabil dhe më e ngrohtë me një rritje të temperaturave ditore.