Moti sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut

Shqipëri – Gjatë ditës së sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. I gjithë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten […]

Prill 19, 2026 - 10:30
Moti sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut

Shqipëri – Gjatë ditës së sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

I gjithë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të njëjta 11 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Kosovë – sot është parashikuar të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrinë ndërmjet 19 deri 23 gradë Celsius.“Do të fryjë erë ng a drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Maqedoni e Veriut – Moti sot është me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë me erë të lehtë nga veriu, dhe temperaturat arrijnë nga 7 gradë celsius, ndërsa maksimalja deri në 23 gradë celsius. (INA)