Moti sot: Reshje shiu dhe dëborë në viset malore – temperaturat deri në 14 gradë
Moti sot do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu në orët e paradites, ndërsa gjatë ditës priten periudha me diell dhe kthjellime të përkohshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, The post Moti sot: Reshje shiu dhe dëborë në viset malore – temperaturat deri në 14 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Moti sot do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu në orët e paradites, ndërsa gjatë ditës priten periudha me diell dhe kthjellime të përkohshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kah fundi i ditës dhe në mbrëmje reshjet e shiut do të rikthehen, ndërsa në zonat malore dhe viset më të larta priten reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe në mbrëmje. Era do të fryjë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 12 gradë Celsius.
Flaka
The post Moti sot: Reshje shiu dhe dëborë në viset malore – temperaturat deri në 14 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .