Mucunski: E përmbushim marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë
Ministri për Punë të Jashtme, Timço Mucunski shpreson se në vitin e ri do të ketë hapa të mëdhenj drejt hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në. Ai këtë e The post Mucunski: E përmbushim marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri për Punë të Jashtme, Timço Mucunski shpreson se në vitin e ri do të ketë hapa të mëdhenj drejt hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në. Ai këtë e theksoi në mëngjesin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare. Mucunski theksoi se nevojiten përpjekje të sinqerta nga të dyja palët, sepse rruga jonë është e kushtëzuar nga çështjet dypalëshe. Ai u bëri thirrje të pranishmëve për përgjegjësi gjeopolitike për vendet kandidate
“Ne kemi bërë kompromise të dhimbshme në emër të realizimit të aspiratës së gjeneratave për anëtarësim në BE. Është koha që të vazhdojmë rrugën europiane. Ne jemi të gatshëm për dialog me vullnet të mirë dhe gjetjen e zgjidhjeve racionale”, tha Timço Mucunski.
Mucunski gjatë fjalimit të tij nuk përmendi ndryshimet kushtetuese, por u fokusua në reformat dhe vlerësoi se shteti respekton atë që është rënë dakord.
“Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra më parë, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë”, tha Mucunski.
Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas informoi se eurokomesarja për zgjerim, Marta Kos dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kalas do ta vizitojnë vendin.
“Ne do të mund të vazhdojmë diskutimet që keni nisur. Mesazhet që marr janë inkurajuese, ka shumë mirëkuptim dhe vullnet të përbashkët për të eliminuar problemet që kemi përpara”, deklaroi Mihalis Rokas.
Rokas shpreson se këtë vit do të kemi hapërim në procesin aderues dhe theksoi se udhëheqja e re e BE-së po i jep energji të re zgjerimit.
The post Mucunski: E përmbushim marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .