Mucunski përshëndeti aksionin e SHBA-ve në të cilin u kap presidenti venezuelas Maduro

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka përshëndetur aksionin e autoriteteve amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij. Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do […]

Jan 3, 2026 - 20:00
 0
Mucunski përshëndeti aksionin e SHBA-ve në të cilin u kap presidenti venezuelas Maduro

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka përshëndetur aksionin e autoriteteve amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij.

Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.

“E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski.

Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduro-s.

“Përgjegjësia është e rëndësishme. Ne qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit venezuelas për liri dhe demokraci”, shton Mucunski.