Muftiu i Gostivarit: Familja është vlerë e shenjtë dhe dhuna duhet të parandalohet

Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, i shoqëruar nga referenti H. Jusuf ef. Xheladini, mori pjesë në seancën e katërt të Këshillit Lokal për Preventivë, të mbajtur në Komunën The post Muftiu i Gostivarit: Familja është vlerë e shenjtë dhe dhuna duhet të parandalohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 16, 2026 - 12:30
Muftiu i Gostivarit: Familja është vlerë e shenjtë dhe dhuna duhet të parandalohet

Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, i shoqëruar nga referenti H. Jusuf ef. Xheladini, mori pjesë në seancën e katërt të Këshillit Lokal për Preventivë, të mbajtur në Komunën e Gostivarit, në prani të kryetarit të komunës, z. Valbon Limani, kryetarit të Këshillit, z. Valdet Xhaferi, si dhe përfaqësuesve të sektorit civil. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e reagimit të përbashkët institucional ndaj sfidave shoqërore.

Në fjalën e tij, Muftiu theksoi rëndësinë e familjes në Islam dhe ndalimin absolut të çdo forme dhune, duke nënvizuar se modeli profetik përfaqëson standardin më të lartë të sjelljes brenda familjes.

“Muhammedi a.s. nuk ka goditur asnjëherë grua në jetën e tij dhe është shembulli më i lartë i respektit dhe sjelljes brenda familjes,” u shpreh Muftiu Zendeli.

Në përmbyllje të takimit u rikonfirmua gatishmëria e Muftinisë për bashkëpunim në projekte që rrisin vetëdijen e popullatës. Po ashtu, u theksua rëndësia e parandalimit të dukurive negative shoqërore, ku sipas Muftiut, luftimi i alkoolit dhe dukurive të tjera morale është një nga mënyrat kryesore për uljen e dhunës dhe forcimin e familjes si institucion themelor i shoqërisë. Flaka

The post Muftiu i Gostivarit: Familja është vlerë e shenjtë dhe dhuna duhet të parandalohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .