Muhamet Ameti: Lëvizja Demokratike u mbyll sonte

Muhamet Ameti ka reaguar publikisht përmes një postimi, duke bërë të ditur, sipas tij, se Lëvizja Demokratike është mbyllur, pas gati tre viteve pritje dhe angazhimi politik. “Po e shpërndaj The post Muhamet Ameti: Lëvizja Demokratike u mbyll sonte appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 3, 2026 - 23:00
 0
Muhamet Ameti: Lëvizja Demokratike u mbyll sonte

Muhamet Ameti ka reaguar publikisht përmes një postimi, duke bërë të ditur, sipas tij, se Lëvizja Demokratike është mbyllur, pas gati tre viteve pritje dhe angazhimi politik.

“Po e shpërndaj këtë tekst jo për inat, por për ndërgjegje. Lëvizja Demokratike u mbyll sonte,” – ka shkruar Ameti.

Ai thekson se për afro tre vite ka pasur pritje, shpresë dhe besim, por sipas tij, mungesa e organizimit dhe strukturës ka qenë fatale për funksionimin e subjektit.

“Afër tre vite pritje, shpresë dhe besim – por pa organizim, pa organe dhe pa drejtim të qartë,” – shprehet ai.

Në fund, Ameti e konsideron këtë zhvillim si një mësim politik për të gjithë aktorët dhe mbështetësit.

“Kjo duhet të jetë një mësim për të gjithë ne: idealet kërkojnë strukturë, përgjegjësi dhe guxim për të vepruar,” – përfundon reagimi i tij.

Sonte në hotelin “Holiday Inn”, Izet Mexhiti zyrtarizojë shkrirjen e Lëvizjes Demokratike (LD), përkatësisht shpërbërjen e të gjitha organeve partiake dhe strukturave drejtuese të saj. Ky hap vjen në kuadër të procesit të unifikimit të subjekteve opozitare shqiptare, me qëllim krijimin e një force të përbashkët politike.

Me këtë vendim, Lëvizja Demokratike e Mexhitit, së bashku me Aleancën për Shqiptarët (krahu i Arben Fetait), Lëvizja Besa dhe subjektet e tjera pjesë e koalicionit “VLEN”, do të ecin drejt formalizimit të një partie të vetme politike. Gazeta Flaka

The post Muhamet Ameti: Lëvizja Demokratike u mbyll sonte appeared first on Flaka, në çdo lajm... .