Murati njofton se dje janë ekzekutuar pagat me rritje të shumës nga përvoja e punës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se përveç pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me një rritje të shtesës për përvojën e punës. Sipas tij, shtesa për përvojën e punës është rritur nga 0.25 për qind në

Prill 1, 2026 - 15:30
Murati njofton se dje janë ekzekutuar pagat me rritje të shumës nga përvoja e punës
murati-njofton-se-dje-jane-ekzekutuar-pagat-me-rritje-te-shumes-nga-pervoja-e-punes

murati-njofton-se-dje-jane-ekzekutuar-pagat-me-rritje-te-shumes-nga-pervoja-e-punes

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se përveç pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me një rritje të shtesës për përvojën e punës.

Sipas tij, shtesa për përvojën e punës është rritur nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para të përvojës, çka përkthehet në rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Murati ka bërë të ditur se kjo shtesë e rritur nuk vlen vetëm për muajin aktual, por është aplikuar edhe në mënyrë retroaktive për muajt janar dhe shkurt.