Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri
Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj fushatës që e ka cilësuar si “propagandë masive” të BDI-së, e cila akuzon për moszbatim të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore nën drejtimin e VLEN-it. Murtezani ka theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në Qeveri është realitet dhe se dokumentet zyrtare vazhdojnë të nënshkruhen në të dy […]

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj fushatës që e ka cilësuar si “propagandë masive” të BDI-së, e cila akuzon për moszbatim të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore nën drejtimin e VLEN-it.
Murtezani ka theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në Qeveri është realitet dhe se dokumentet zyrtare vazhdojnë të nënshkruhen në të dy gjuhët zyrtare. “Po na bëhet obligim dhe detyrim t’i kundërpërgjigjemi propagandës së BDI-së. Gjuha shqipe po përdoret dhe po implementohet në Qeveri”, ka deklaruar ai.
Për të dëshmuar këtë, Murtezani ka publikuar dy dokumente zyrtare si shembuj nga, siç tha, “qindra të tjera që nënshkruhen çdo ditë në dy gjuhë në Qeveri”./Zyrtare.net
