Murtezani pas marrjes nga RMV të kryesimit me EUSAIR-in: Do të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe solidariteti
Republika e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Zoran Dimitrovski, pas ceremonisë së sotme të pranim-dorëzimit të kryesisë me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) në Kretë, nga sot kryeson me nismën Adriatiko-Joniane dhe EUSAIR-in, transmeton Portalb.mk. […]


Republika e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Zoran Dimitrovski, pas ceremonisë së sotme të pranim-dorëzimit të kryesisë me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) në Kretë, nga sot kryeson me nismën Adriatiko-Joniane dhe EUSAIR-in, transmeton Portalb.mk.
Ministri Murtezani, në ceremoninë e pranim-dorëzimit, potencoi se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm politikë e jashtme, por është rrëfim i një gjenerate, duke potencuar se roli i Maqedonisë së Veriut në EUSAIR nuk është vetëm simbolik, por esencial.
Në adresimin e tij para partnerëve rajonalë dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Murtezani njoftoi se Kryesia e re do të fokusohet në lidhjen si shtytës i zhvillimit “Lidhja nuk matet vetëm me kilometra autostradash ose shpejtësinë e internetit. Ajo matet edhe me besimin të cilin e ndërtojmë ndaj njëri-tjetrit,” u shpreh ministri.
Si vend koordinues i Shtyllës 2 – Lidhja e rajonit, ai tha se Maqedonia e Veriut do të punojë për përforcimin e lidhjeve infrastrukturore, digjitale dhe shoqërore në mes të vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian.
“Për Maqedoninë e Veriut, ky është moment historik. Për herë të parë, nga përfshirja si në Strategjinë ashtu edhe në nismën, po marrim rolin e kryesimit dhe kryesuesit. Ky tranzicion, i cili pason pesë vjet pas përfshirjes në Strategji dhe shtatë vjet pas përfshirjes në Nismë, është hap përpara i natyrshëm dhe i merituar i rrugëtimit të formësuar nga partneriteti dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Në këtë rol hyjmë me vetëdije të plotë për përgjegjësinë që marrim dhe me angazhim të qartë të udhëheqim në mënyrë i cili përfshin të gjithë. Në koordinimin tonë në Shtyllën 2, ndërlidhja e rajonit, do të përqendrohemi jo vetëm në ndërtimin e infrastrukturës, por edhe në ndërtimin e besimit. Për ne, lidhshmëria nuk kufizohet vetëm në transport apo teknologji, por është mënyrë për ti afruar ambiciet dhe mundësitë”, tha Murtezani.
Kryesia do të fokusohet gjithashtu në zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionet dhe ekonominë blu, duke i vazhduar prioritetet e vendosura nga Kryesia Greke.
Forumi i Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili, në kuadër të presidencës greke, mbahet në Kretë të Greqisë, prej dje e deri më 7 maj 2025.
Presidenca e Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe Iniciativën Adriatiko-Joniane fillon më 1 qershor 2025 dhe do të zgjasë një vit.
Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia u zhvillua bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të të gjithë rajonit.
