Punësoi jashtëligjshëm 127 persona, kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “I pandehuri – si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” […]

maj 6, 2025 - 19:00
 0  3
Punësoi jashtëligjshëm 127 persona, kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë
Policia Kumanovë. Foto nga Portalb.mk

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I pandehuri – si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme pune dhe ka punësuar persona në institucion pa miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më pas, pa marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe në kundërshtim me Ligjin për transformim në punësim të rregullt të konstatuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, njofton MPB.

Atyre personave, i akuzuari u ka paguar në mënyrë të paligjshme paga në shumën totale prej 21.594.510 denarësh dhe po aq e kanë dëmtuar buxhetin e Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.