MASH: Planifikohet ndërtimi i objekteve të FSHIIK dhe FKF-së, por fillimisht do të analizohet gjendja e tyre në terren

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shërbimit qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Fakultetit i ndërtimtarisë dhe disa institucioneve të tjera të arsimit të lartë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, do t’i menjanojë pengesat për vazhdimin e ndërtimit të objekteve për Fakulteti i […]

maj 6, 2025 - 19:00
 0  3
MASH: Planifikohet ndërtimi i objekteve të FSHIIK dhe FKF-së, por fillimisht do të analizohet gjendja e tyre në terren
Objekti i FShIIK. Foto: Meta.mk (janar 2023)

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shërbimit qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Fakultetit i ndërtimtarisë dhe disa institucioneve të tjera të arsimit të lartë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, do t’i menjanojë pengesat për vazhdimin e ndërtimit të objekteve për Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) dhe Fakultetin e Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, të cilat filluan në vitin 2015 dhe u ndërprenë në vitin 2019, transmeton Portalb.mk.

Për këtë qëllim, sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, rektorja e UKM-së Biljana Angelova, Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski dhe Drejtori i SHPPP-së, Ivica Tomovski, nënshkruan memorandum bashkëpunimi i cili parasheh se këto institucione zbatojnë aktivitete individuale dhe të përbashkëta të cilat do të kontribuojnë në sigurimin e gjendjes së pastër për vazhdimin e ndërtimit të objekteve në kampusin e universitetit më të vjetër në Maqedoni.

“Më shumë se 6 vjet nuk ka aktivitete në terren. Kjo është periudhë në të cilën ka skaduar vlefshmëria e dokumentacionit të përcaktuar të ndërtimit, ndryshmet janë pjesë e zgjidhjes ligjore, ndërsa objektet e filluara janë në nivel karabine dhe në gjendje të keqe. Prandaj, së bashku do të kryejm mbëkëqyrje të situatës faktike, do të shqyrtojmë dokumentacionin e disponueshëm investivo-teknik dhe do të përcaktojmë mënyrën se si ndërtimi do të vazhdojë në përputhje me nevojat e përdoruesve përfundimtarë”, tha ministrja Janevska.

Sipas ministres, sfidat administrative do të tejkalohen deri në fund të vitit, pas së cilës përmes procedurës për prokurim publik do të përzgjedhet kontraktor më i favorshëm i projekteve të reviduara për të dy objektet. Ministrja shprehu mirënjohje të madhe për të gjithë ata të cilët pranuan të ndihmojnë në arritjen e qëllimit i cili është në interes të të rinjve, arsimit të lartë dhe vendit.

“Jam veçanërisht mirënjohëse ndaj dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prof. Dr. Markovski, i cili do të vendosë se cilat drejtime të ekspertëve nevojiten në grupin e punës, për shembull përfaqësues edhe nga fakultete të tjera, dhe do të udhëheqë punën e tij. Kjo tregon përgjegjësi të lartë shoqërore, duke pasur parasysh se memorandumi nuk ka komponent financiar dhe nuk shkakton implikime fiskale“, shtoi Janevska.

Ministrja rikujtoi se sipas marrëveshjeve të nënshkruara për realizimin e projekteve në vitin 2015, FSHIIT duhej të kushtonte 784 milionë denarë, mirëpo  vetëm 14% të punimeve në marrëveshje janë realizuar dhe paguar. Në terma absolutë, kjo është shumë prej 110 milionë denarësh. Ndërsa Fakulteti i Arsimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit duhej të kushtonte 432 milionë denarë, ndërsa realizimi i projektit është 16,8%, përkatësisht janë paguar 73 milionë denarë.

Rektorja e UKM-së, Angelova, dhe Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë Markovski, thanë se po përfshihen për të ndihmuar Ministrinë, por edhe veten, sepse objektet i përkasin këtij universiteti. Opsioni më i keq, siç theksuan ata, është që objektet  të mbeten të papërfunduara, përkatësisht është e domosdoshme të parandalohet rrënimi i mëtejshëm  dhe të përfundohet investimi që është filluar.

Drejtori i SHPPP-së, Tomovski, tregoi se janë në dispozicion me logjistikën, potencialin njerëzor dhe stafin e tyre për të kontribuar në ndërtimin e objekteve dhe, siç tha ai, të bëjnë çmos “që studentët më në fund të marrin kushte të përshtatshme për studim”.

Ndërtesa e paralajmëruar prej kohësh që duhet të marrë fakulteti dhe që filloi të ndërtohej në Kampusin Social të UKM-së, mbeti e papërfunduar. Shpresat se ndërtimi do të rifillonte u rritën vitin e kaluar, por u shuan përsëri kur kjo nuk ndodhi.