Musliu: Salih Zyba, a po t’kruhen dhomtë me dalë me mbrojtë Kurtin, ki qef me t’ni e me ta jep naj pozitë
Kryeministri Albin Kurti tha se opozita duhet “ta falënderojë që qëndroi pesë orë për t’i dëgjuar” në seancën për rritjen e çmimit të naftës, dhe u largua nga Kuvendi. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kthye në foltore dhe fillo të ironizojë edhe ajo me Kurtin, por pastaj iu kthye deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali


Kryeministri Albin Kurti tha se opozita duhet “ta falënderojë që qëndroi pesë orë për t’i dëgjuar” në seancën për rritjen e çmimit të naftës, dhe u largua nga Kuvendi.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kthye në foltore dhe fillo të ironizojë edhe ajo me Kurtin, por pastaj iu kthye deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybës.
“Frikacaku [për Kurtin] veç vjen e lëshon një grusht miza dhe ikë, qysh po e shihni as tash nuk është këtu”, tha Musliu në foltore pas largimit të Kurtit.
“Edhe kështu: e para, deshta me e falënderu prandaj…Salih Zyba, a po të kruhen dhomtë ty me e dalë me e mbrojtë, po nuk është me të pa këtu e me të shpërbly?”
“Më fal, a po kupton? Sali, Sali Zyba, nuk është këtu me të ni ,me ta jep naj pozitë se si ki qef me u kallëzu para tij që e don fort edhe e mbron”.
