Nafie Selmani i përgjigjet VLEN-it: “Marre është me qenë në pushtet e me u marrë me të kaluarën”

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për shmangie nga përgjegjësitë aktuale dhe mungesë mbështetjeje për studentët shqiptarë. Në reagimin e saj, Selmani thekson se është The post Nafie Selmani i përgjigjet VLEN-it: “Marre është me qenë në pushtet e me u marrë me të kaluarën” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 12:00
Nafie Selmani i përgjigjet VLEN-it: “Marre është me qenë në pushtet e me u marrë me të kaluarën”

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për shmangie nga përgjegjësitë aktuale dhe mungesë mbështetjeje për studentët shqiptarë.

Në reagimin e saj, Selmani thekson se është e papranueshme që pas dy vitesh në pushtet, energjia politike të fokusohet te e kaluara dhe jo te problemet aktuale të qytetarëve.

“Marre është me qenë dy vjet në pushtet e me u marrë me të kaluarën, në vend se me u përballë me të tashmen.”

Ajo kritikon gjithashtu mungesën e mbështetjes për protestën e studentëve, duke aluduar për ndikime politike në qëndrimet e tyre.

“Marre është me u tutë me i mbështet studentët, vetëm pse shefi politik të bërtet.”

Selmani vë në pah edhe, sipas saj, kontradiktat politike të disa prej përfaqësuesve, duke rikujtuar të kaluarën e tyre në BDI.

“Marre është kur deri dje ke qenë pjesë e BDI-së, e sot pyet ku ishte BDI dje.”

Në fund, ajo ironizon edhe emërtimin e koalicionit, duke vënë në dyshim performancën e tij politike.

“Marre është me e pasë emrin VLEN, e mos me VLEJT për asgjë.” Gazeta Flaka

The post Nafie Selmani i përgjigjet VLEN-it: “Marre është me qenë në pushtet e me u marrë me të kaluarën” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .