Nafie Selmani “shpërthen” ndaj VLEN-it: Mashtruat popullin që besoi te Ndryshimi!

Aktivistja dhe intelektualja Nafie Selmani ka reaguar ndaj një deklarate ironike të Zeqirijah Ibrahimit, një prej liderëve të koalicionit VLEN, i cili komentoi për takimin e fundit Rama-Taravari duke thënë: The post Nafie Selmani “shpërthen” ndaj VLEN-it: Mashtruat popullin që besoi te Ndryshimi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 2, 2025 - 20:00
 0
Nafie Selmani “shpërthen” ndaj VLEN-it: Mashtruat popullin që besoi te Ndryshimi!

Aktivistja dhe intelektualja Nafie Selmani ka reaguar ndaj një deklarate ironike të Zeqirijah Ibrahimit, një prej liderëve të koalicionit VLEN, i cili komentoi për takimin e fundit Rama-Taravari duke thënë: “Rama dje u bë sebep që u bënë bashkë Bujari e Taravari.”, transmeton Flaka

Në një postim të drejtpërdrejtë, Selmani shprehet e zhgënjyer nga ajo që e cilëson si hipokrizi morale dhe politike:

“Ish-miku im, Zeqirijah Ibrahimi, njëri nga kryetarët e subjektit VLEN dhe në të cilin kam pasur besim thuajse sa te vëllai a motra ime, ironizon me një takim politik, ndërsa harron se miku i tij i ngushtë, deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, është ende bashkë me Bujar Osmanin – atë që vetëm pak muaj më parë e akuzonin për korrupsion, e partinë e tij për krime të rënda.”

Ajo sjell në vëmendje se Bekim Sali, edhe gjatë fushatës elektorale, nuk e kishte fshehur afërsinë me Bujar Osmanin, duke e cilësuar atë si “mik shtëpie”.

“E pra, pyetja është: ku është këtu morali politik për çka paska ironizuar me dozë kritike Taravarin – Zeqirijai?” – shkruan Selmani.

Duke reflektuar mbi situatën aktuale, Selmani nuk fsheh zhgënjimin e saj ndaj zhvillimeve në kampin shqiptar në qeveri:

“Më dhemb shpirti teksa shoh këtë mashtrim që i bëhet një populli të vjedhur dhe të vuajtur, nga pikërisht ata prej të cilëve kishim shpresuar NDRYSHIMIN.”

“Dhemb, sepse populli që po mashtrohet sot, është ai që para një viti besoi te Ndryshimi. Dhe ne i dhamë shpresë,” përfundon Selmani.

Ky reagim vjen në një kohë kur koalicioni VLEN përballet me presion të rritur publik për koherencë dhe qëndrueshmëri morale, sidomos pas hyrjes në pushtet. Flaka

The post Nafie Selmani “shpërthen” ndaj VLEN-it: Mashtruat popullin që besoi te Ndryshimi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .