Nakil Fetai nga Negotina emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Nakil Fetai, kuadër i Lëvizjes Besa nga Negotina e Komunës së Vrapçishtit, është emëruar Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në një postim në Facebook, Fetai ka The post Nakil Fetai nga Negotina emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nakil Fetai, kuadër i Lëvizjes Besa nga Negotina e Komunës së Vrapçishtit, është emëruar Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në një postim në Facebook, Fetai ka theksuar se e pranon detyrën me përgjegjësi të plotë dhe përkushtim maksimal, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në besimin e dhënë ndaj tij.
“Me përgjegjësi të plotë dhe përkushtim pranoj detyrën si Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky besim është një obligim i madh për të punuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe transparencë, në mbrojtje të privatësisë dhe të drejtave të qytetarëve,” ka shkruar Fetai.
Ai shtoi se angazhimi i tij do të jetë në shërbim të interesit publik dhe në përputhje me standardet më të larta institucionale, me synim forcimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.
The post Nakil Fetai nga Negotina emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .