Kasami: Mbështesim dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, Atdhe Hetemi. Gjatë takimit u diskutua për misionin The post Kasami: Mbështesim dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 16, 2025 - 20:00
 0
Kasami: Mbështesim dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Gjatë takimit u diskutua për misionin institucional të Institutit, punën kërkimore dhe dokumentuese që ai zhvillon, si dhe për rëndësinë e trajtimit sistematik të krimeve të luftës në Kosovë, si një obligim moral, historik dhe juridik.

Palët u dakorduan që Komuna e Tetovës të vendosë një bashkëpunim të strukturuar me Institutin për Krime Lufte në Kosovë, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke koordinuar aktivitete të përbashkëta. Ky bashkëpunim synon ruajtjen e së vërtetës historike, forcimin e drejtësisë për viktimat dhe rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik.

Nga Komuna e Tetovës u theksua se ballafaqimi me të kaluarën dhe mbrojtja e së vërtetës historike janë parakushte thelbësore për ndërtimin e drejtësisë së qëndrueshme dhe sigurimin e paqes afatgjatë në rajon.

The post Kasami: Mbështesim dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .