Nasim Haradinaj për arsyetimin e Kurtit për vizitat në Hagë: Kjo është fyese, atje bindjet politike janë të paarsyeshme

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin Gjykatën Speciale si luftë të padrejtë politike ndaj tyre. Sipas tij ish-krerët e UÇK-së e shohin si luftë politike nga faktori ndërkombëtar pasi siç ka thënë ata ndihen të tradhtuar në raport me

Jan 16, 2025 - 01:00
 0  4
Nasim Haradinaj për arsyetimin e Kurtit për vizitat në Hagë: Kjo është fyese, atje bindjet politike janë të paarsyeshme
nasim-haradinaj-per-arsyetimin-e-kurtit-per-vizitat-ne-hage:-kjo-eshte-fyese,-atje-bindjet-politike-jane-te-paarsyeshme

nasim-haradinaj-per-arsyetimin-e-kurtit-per-vizitat-ne-hage:-kjo-eshte-fyese,-atje-bindjet-politike-jane-te-paarsyeshme

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin Gjykatën Speciale si luftë të padrejtë politike ndaj tyre.

Sipas tij ish-krerët e UÇK-së e shohin si luftë politike nga faktori ndërkombëtar pasi siç ka thënë ata ndihen të tradhtuar në raport me atë se çfarë është kërkuar të ndërtohet.

“Thjeshtë ata këtë Gjykatë e shohin luftë. Një luftë të padrejtë ndaj tyre politike. Luftë politike një herë nga faktori ndërkombëtar, sepse i kanë tradhtu në raportin se çfarë kanë lyp me ndërtu sepse si po thotë ky”.

“Unë sot mendoj që me dal Hashim Thaçi sonte më lëshu dhe prapë më u kërku një kërkesë për një drejtësi për transplantim të organesh, unë mendoj që do të ishte budallaki e madhe që Kosova të mos e pranojë këtë drejtësi. Pse mos ta pranojë kur se kemi bërë kurrë…?”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka deklaruar javë më parë se ka menduar që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, por që sipas tij është ndaluar për faktin që duhej plotësuar shumë dokumente.

Ai ka thënë se edhe po të ishin 2000 faqe ai do të shkonte për t’i vizituar edhe sipas tij kjo deklarata është fyese për ta.

Tutje, ai ka thënë se në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama në cilësinë e mikut.

“Përtova se ishin shumë letra’ z. kryeministër tha kështu’ ata persona atje nuk ia vlen me i mbush faqet për ta’… Ai ka pritu, por esenca e saj është edhe 2 mijë faqe më i mbushë isha hi i kisha mbush dhe kisha tentu dhe kisha thënë provova, por nuk më lanë. Prandaj mund të them kjo është përkthimi i tij, se ai dinë me i përkthy deklaratat e tij. Kjo më shumë ofendim nuk ka… kjo është fyese bre. Atje bindjet politike janë shumë të paarsyeshme, nuk akuzohet askush për bindje politike. Edi Rama ka ardhur si mik.”, ka thënë ai në Tëvë1.