Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?

Një përfaqësues i Kanye West dhe Bianca Censori ka mohuar raportet që sugjerojnë se çifti po shkon drejt divorcit. Dyshja – që u raportua se u martuan dy vjet më parë – u tha se u ndanë këtë javë pas marifetit të fundit të reperit 47-vjeçar, i cili përfshinte shitjen e bluzave të zbukuruara me […]

shkurt 14, 2025 - 16:00
 0  5
Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?

Një përfaqësues i Kanye West dhe Bianca Censori ka mohuar raportet që sugjerojnë se çifti po shkon drejt divorcit.

Dyshja – që u raportua se u martuan dy vjet më parë – u tha se u ndanë këtë javë pas marifetit të fundit të reperit 47-vjeçar, i cili përfshinte shitjen e bluzave të zbukuruara me një ‘svastikë’, por tani një zëdhënës i çiftit ka këmbëngulur se ata janë ende bashkë dhe po bëjnë plane për ditën e Shën Valentinit.

Përfaqësuesi Milo Yiannopoulos tha për The Hollywood Reporter: “Ye dhe Bianca janë në Los Anxhelos, gati për të shijuar Ditën e Shën Valentinit së bashku”.