Ndarja me Olsi Bylykun, Egli Tako flet për herë të parë: Atë të keqen do ta mbaj në veten time gjithmonë
Këngëtarja Egli Tako, e cila është banore e Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies dhe ndarjes me aktorin e humorit, Olsi Bylyku. Edhe pse dyshja kurrë nuk foli mbi ndarjen e tyre, sot, Elgi Tako është shprehur se ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm […]
Këngëtarja Egli Tako, e cila është banore e Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies dhe ndarjes me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.
Edhe pse dyshja kurrë nuk foli mbi ndarjen e tyre, sot, Elgi Tako është shprehur se ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.
“Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë kur njerëzit kur ju bën 1000 mijë të mira dhe ju bën 1 të keqe dhe mbajnë mend të keqen, unë kam zgjedhur të jem ky njeriu që do mbaj mend këto të mirat dhe atë të keqen do ta mbaj këtu në veten time gjithmonë”, tha këngëtarja.
Ndër të tjera, ajo shtoi se edhe pse lidhja e tyre ishte bërë publike, mbetet një ndjenjë private, të cilën, këngëtarja e konsideron “të shenjtë”.
“Është gjëja ime private, është marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Këtë e kam të shenjtë dhe do ta mbaj me veten time gjithmonë për respekt të pesë viteve që kam ngrënë dhe kam pirë dhe kam kaluar aq shumë kujtime të bukura dhe për hir të gjithë dashurisë. Unë kam këtë lloj konsiderate”, u shpreh Egli.