Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimet industriale

Në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. ”Në muajin nëntor të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.7 % dhe për 5.6 […]

dhjetor 28, 2024 - 02:00
 0  4
Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimet industriale
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

”Në muajin nëntor të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.7 % dhe për 5.6 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe është regjistruar te energjia (13.1 %), ndërsa ulje te prodhimet intermediare (24 %) dhe produktet kapitale (4.9 %).

“Në muajin nëntor 2024, krahasuar me tetorin 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.0 %, dhe Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë 1.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.