Ndërron jetë Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar

Ka vdekur Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës. Gashi, 74-vjeçar, ka pasur një karrierë të pasur si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ. Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij. […]

dhjetor 10, 2025 - 14:30
 0
Ndërron jetë Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar

Ka vdekur Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës.

Gashi, 74-vjeçar, ka pasur një karrierë të pasur si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij.

Në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.