Ndryshimi i stemës, qytetarët do të duhet të ndryshojnë edhe njëherë dokumentet personale!

Dita e enjte në Maqedoninë e Veriut kaloi nën hijen e thirrjes dhe kundërshimit për ndryshimin e stemës shtetërore, shkruan Flaka. Pos deklaratave politike nga të gjitha kapmet politike, ndryshimi The post Ndryshimi i stemës, qytetarët do të duhet të ndryshojnë edhe njëherë dokumentet personale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 14, 2025 - 04:00
 0  10
Ndryshimi i stemës, qytetarët do të duhet të  ndryshojnë edhe njëherë dokumentet personale!

Dita e enjte në Maqedoninë e Veriut kaloi nën hijen e thirrjes dhe kundërshimit për ndryshimin e stemës shtetërore, shkruan Flaka.

Pos deklaratave politike nga të gjitha kapmet politike, ndryshimi i stemës ka ngjallur gjithashtu shqetësime lidhur me mundësinë e kostove shtesë për qytetarët, veçanërisht në lidhje me ndryshimet në dokumentet personale si pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët, të cilat kërkojnë procedura të reja administrative pas ndryshimeve kushtetuese të mëparshme.

Kostoja që do të prekte të gjitha familjet në Maqedoninë e Veiut, do të përsëritej për dy herë me radhë nga viti 2018, kur u pranua marrëveshja për ndryshimin e emir të shtetit.

Nëse do të ndodhte ndryshimi i stemës, për qytetarët do të ishte një goditje shtesë pas ndërrimit të imponuar dhe me shpenzimeve vetanake të dokumenteve personale, kur u arrit marrëveshje për ndryshim të emir të shtetit me shtetin fqinj, Greqinë, shkruan Flaka.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik 2018 ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Ishte ky një proces i ngadalë dhe me kosto të larta për buxhetin e familjeve. Për t’i ndryshuar të gjitha dokumentet, një familje katëranëtarëshe u detyrua të ndajë rreth 180 euro. Flaka Media

Lexo rreth lajmit: Ndryshimi i stemës shtetërorë, ‘hapja’ edhe e një Kutie të Pandorës!

Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri!

The post Ndryshimi i stemës, qytetarët do të duhet të ndryshojnë edhe njëherë dokumentet personale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .