Ndryshimi i temperaturave rrit numrin e pacientëve në Tetovë

Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje krronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen. “Për shkak të ndryshimeve të temperaturave pasi kemi osilime të temperaturave gjatë natës bie në minus […]

Jan 19, 2025 - 22:00
 0  4
Ndryshimi i temperaturave rrit numrin e pacientëve në Tetovë

Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje krronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen.

“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave pasi kemi osilime të temperaturave gjatë natës bie në minus e gjatë ditës kemi një rritje mbi zero, dhe kjo ka ndikuar që numri i pacienteve të vinë të kërkojnë ndihmë për shkak të virozave sezonale, për shkak të gripit që është normale për këtë kohë, kemi diku nga 10 deri në 30%, rritje të numrit të pacienteve. Ankesat më të zakonshme të pacienteve janë: rritje të temperaturës, kollitje, teshitje, problem me gëlltitjen, probleme me sekrecion nga hundët, këta janë ato simptomat e zakonshme të virozave sezonale”, theksoi mjeku familjar, Bekim Ismaili.

Mjeku Ismaili, apelon që sa më shumë të konsumohen lëngje, dhe në qofte se pacientët shohën se kanë simptoma të virusit të qëndrojnë në shtëpi ose të mbajnë maska.

“Ne ju sugjerojmë të marrin lëngje sa më shumë. Apeli jonë është të kenë kujdes ata të cilët kanë simptome te virusit sezonal, mundësisht mos të frekuentojnë vende ku janë të mbyllura, ku më lehtë mund të përhapim këtë virus, pra të bëjnë një izolim. Nëse e kanë të patjetërsueshme të shkojnë ti mbajnë maskat, që sa do pak të mbrojnë veten, por edhe familjarët dhe shoqërinë, dhe ta marrin terapinë e rregullt”, thotë Ismaili.

Ismaili thotë më tej se ka pasur raste ku simptomat kanë qënë si të “Covid 19”, por analizat kanë treguar se pacientët nuk janë të prekur nga ai virus. Ai më tej shtonë se numri i pacientëve me grip mund të rritet me fillimin e vitit akademik dhe sipas tij këta viruse do jenë prezent deri ka mesi i muajt shkurt.