Në Kërçovë e Kriva Pallankë protestohet për ajër të pastër
Në Kërçovë e Kriva Pallankë sot u protestuau për ajër të pastër.Qytetarë të Kërçovës, të vetorganizuar, protestuan para komunës, duke kërkuar dislokimin e mbeturinave nga deponia që gjendet në qytet, The post Në Kërçovë e Kriva Pallankë protestohet për ajër të pastër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Kërçovë e Kriva Pallankë sot u protestuau për ajër të pastër.Qytetarë të Kërçovës, të vetorganizuar, protestuan para komunës, duke kërkuar dislokimin e mbeturinave nga deponia që gjendet në qytet, prapa ndërmarrjes publike “Komunalec”.
Më pas organizatori i protestës kërkoi zgjidhje për deponinë e cila, siç thonë, është bërë e padurueshme, kundërmon dhe po i mbyt çdo ditë.
“Edhe pse disa herë institucionet na kanë thënë që ky lokacion është vetëm përkohësisht dhe se problemi me mbeturinat do të zgjidhjet për një periudhë të shkurtër ne ende nuk shohim se puna është lëvizur nga pika zero, përkundrazi po shohim që sasia e mbeturinave vetëm se po shtohet dhe rritet, jemi dëshmitarë se e njëjta disa herë po digjet nuk e dimë nëse me qëllim apo rastësisht por e dimë që para 7 muajsh kishte një zjarr të madh dhe tre ditë kemi qenë nën tym dhe erë të keqe”, tha një organizator.
Qytetarët protestues druajnë për shëndetin e tyre, andaj kërkojnë nga kryetari Komunës të gjejë zgjidhje.
Protesta ishte e qetë, ndërsa organizatorët porositën institucionet se nuk do të ndalen këtu sepse do të protestojnë deri në arritjen e qëllimit të tyre. Protesta e radhës u paralajmërua të mbahet pas dy javësh.
I pyetur për këtë problematikë, kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, i tha TV21 se problemi me deponitë tanimë është problem i qeverive të kaluara dhe të tashmes dhe sipas tij në ketë mënyrë do të mundohen t’i menaxhojmë mbeturinat deri në momentin që do të ndërtohet deponia rajonale në Novac të Manastirit. Dehari po ashtu u shpreh se e respekton zërin e qytetarit dhe mundohet të bëjë më të mirën për ta.
“Kriva Reka nuk ju ka faj” porositën sot ambientalistët në protestën e mbajtur në lidhje me ndotjen e Kirva Rekës që ndodhi si pasojë e rrjedhjes së ujit nga miniera Toranica, nën menaxhim të kompanisë “Bullmak 2016″.
Para Ministrisë për ambient jetësor të pranishmit kërkuan përgjegjësi, qasje në analizat e ujit si dhe masa për mbrojtjen e ujësjellësit në rajon. Drejtorja e Inspektoratit për ambient jetësor, Ivana Ginovska, atëherë deklaroi se incidenti ekologjik në minierën Toranica nuk do të mbetet në gjysmë të rrugës, por do të zbardhet dhe do të ketë epilog gjyqësor.
Reagimi për avarinë në gypin e kompanisë Bullmak 2016, miniera Toranica, me çka materie e rrezikshme është derdhur në Kriva Rekë, nuk ka të ndalur. Tani po merr edhe konotacion politik. VMRO-DPMNE kërkon që kryetari i Kriva Pallankës të përgjigjet penalisht për përhapje të panikut për shkak se ndotja e ujit nuk është në atë nivel siç pohon ai.
“Analizat e publikuara nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor tregojnë të kundërtën dhe demaskojnë përpjekjen e kalbur të Mitovskit për të manipuluar. Është e mjerë se si Mitovski nuk hezitoi të manipulojë temën më të ndjeshme për qytetarët – sigurinë e ujit dhe tokës, vetëm për të përhapur panik dhe për të bërë ndonjë pikë të imtë politike para zgjedhjeve. I bëjmë thirrje Prokurorisë publike që ta kuptojë gjendjen reale dhe të bëjë kallëzim penal kundër Sashko Mitovskit, për përhapje të panikut”, tha Emill Spasovski, kryetar I VMRO-DPMNE-së.
Megjithatë, sipas kryetarit Mitovski, në ujë është konstatuar prania e kadmiumit, cianidit, plumbit dhe metaleve të tjera të rrezikshme mbi nivelin e lejuar.
“Është krejtësisht e paqartë, si pretendimet e Bullmak 2016, se ndotja nuk është nga rrjedhja dhe shkaku i aksidentit është pikërisht nga gypi në minierën e Toranicës. Sipas lejes ekologjike A të cilën e posedon Bullmak 2016 dhe miniera e Toranicës, në procesin e tyre përdorin pikërisht kadium, zink, plumb, cianid dhe komponime të tjera që gjenden në Kriva Rekë menjëherë pas aksidentit”, theksoi Sasho Mitovski, kryetar i Kriva Pallankës.
Reagim ka pasur edhe nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, përkatësisht nga drejtoresha Ivana Ginovaska, e cila thotë se nuk janë të sakta informacionet se uji në lumë ka qenë aq i ndotur sa ka pasur murtajë të peshkut. Siç dihet, ky inspektorat ka vendosur një gjobë prej 200 mijë eurosh ndaj kompanisë Bulmak 2016 për incidentin ekologjik.
Megjithatë, nisma O2 publikoi analiza nga Qendra për Shëndetin Publik. Sipas një shembulli të marrë nga klubi i peshkimit Mrena nga Kriva Reka në afërsi të fshatit Zhidillovë-vendpeshkimi Dabo në ditën e incidentit, përqendrimi i substancave të suspenduara ishte 263 herë më i lartë se maksimumi i lejuar. Uji është për 17 herë më i turbullt se lartësia e lejuar, gjë që e vendos ujin në KLASËN E PESTË, sipas klasifikimit të vjetër të ujit, që do të thotë se uji është shumë i ndotur dhe NUK MUND të përdoret për ASNJË qëllim, dhe përqendrimi i substancave të dëmshme tejkalon nivelet e toksicitetit akut për jetën ujore.
Prokuroria themelore publike në Kumanovë njoftoi se tashmë është hapur rast për Kriva Rekën dhe pretendimet e komunës se ajo është e ndotur pas avarisë në minierën e Toranicës. Por, nga prokuroria bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë kallëzim nga komuna. Flaka Media
The post Në Kërçovë e Kriva Pallankë protestohet për ajër të pastër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .