Koçan nuk qetësohet, familjarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi
Familjarët e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbajtur marsh protestues me moton “Reagim i vonuar”, duke shprehur pakënaqësi për ritmin e ngadalshëm të institucioneve në zbardhjen The post Koçan nuk qetësohet, familjarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Familjarët e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbajtur marsh protestues me moton “Reagim i vonuar”, duke shprehur pakënaqësi për ritmin e ngadalshëm të institucioneve në zbardhjen e tragjedisë.
Marshimi simbolikisht nisi në orën 12:05 nga Parku i Revolucionit, duke aluduar në, siç thonë, reagimin e vonuar që kontribuoi në tragjedinë, transmeton TV21.
Qindra qytetarë lëvizën në heshtje nëpër qytet, duke kaluar pranë qendrës tregtare, si dhe bar-kafesë me pronarë të njëjtë me diskotekën Puls.
Më pas, ata janë drejtuar për në Komunën e Koçanit, ku janë të vendosura zyrat e Inspektoratit të tregut. Përpara stacionit të policisë, të pranishmit shprehën revoltën e tyre me një minutë heshtje për, sipas tyre, veprimin jo në kohë për parandalimin e fatkeqësisë.
The post Koçan nuk qetësohet, familjarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .