Në Krivollak u mbajtën aktivitetet ushtarake në kuadër të ushtrimeve “Flash 26”

Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Zonën Ushtarake të Krivollakut ka zhvilluar aktivitete ushtarake taktike të përforcuara në kuadër të ushtrimeve “Flash 26”, raporton Portalb.mk. “Në terren po realizohen skenarë të komplikuara që kërkojnë adaptim të shpejtë dhe reagim të koordinuar nga ama e pjesëmarrësve në ushtrim”, raportoi Ministria për Mbrojtje. Ministria vlerësoi se […]

Prill 22, 2026 - 22:00
Në Krivollak u mbajtën aktivitetet ushtarake në kuadër të ushtrimeve “Flash 26”

Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Zonën Ushtarake të Krivollakut ka zhvilluar aktivitete ushtarake taktike të përforcuara në kuadër të ushtrimeve “Flash 26”, raporton Portalb.mk.

“Në terren po realizohen skenarë të komplikuara që kërkojnë adaptim të shpejtë dhe reagim të koordinuar nga ama e pjesëmarrësve në ushtrim”, raportoi Ministria për Mbrojtje.

Ministria vlerësoi se përmes këtyre ushtrimeve, Batalioni vlerësoi aftësinë për reagime të shpejta dhe të koordinuara në mjedise dinamike, ku përfshihen edhe kërcënimet e papritura nga kundërshtari.

Ushtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Foto nga Arma e RMV-së
Ushtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Foto nga Arma e RMV-së

Ndryshe, më 20 prill 2026, në kampin stërvitor “Pepelishte”, me ceremoni u shënua fillimi i stërvitjes taktike kombëtare në terren “Flash 26“, e cila po zbatohet në periudhën nga 19 deri më 27 prill 2026. Stërvitja është një proces i rëndësishëm për vlerësim gjithëpërfshirës të gatishmërisë luftarake të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), në përputhje me standardet për vlerësimin e komandave tokësore dhe njësive të Komandës së Përbashkët të Operacioneve të NATO-s. Aktivitetet kryesore të stërvitjes do të zhvillohen në poligonin stërvitor të ushtrisë “Krivollak”, ndërsa disa nga aktivitetet do të zbatohen edhe në kazermat “Jane Sandanski” – Shtip, “Mirçe Acev” – Prilep dhe “Strasho Pinxhur” – Petrovec.

Rreth 1.500 pjesëtarë të Armatës, monitorues të NATO-s dhe vëzhgues nga Forcat Tokësore Shumëkombëshe (MLF) janë të angazhuar në zbatimin e stërvitjes.

Paralelisht me fillimin e stërvitjes, në kazermat “Jane Sandanski” – Shtip, “Mirçe Acev” – Prilep dhe “Strasho Pinxhur” – Petrovec, filloi procesi i vlerësimit të gatishmërisë luftarake të GBKL. 

Stërvitja “Flash 26” përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive operative të Ushtrisë, duke konfirmuar gatishmërinë, profesionalizmin dhe angazhimin e saj për përmbushjen e standardeve më të larta kombëtare dhe të NATO-s. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmon rolin e Ushtrisë si një partner i besueshëm brenda sigurisë kolektive të NATO-s dhe kontribuon në forcimin e besimit, ndërveprimit dhe veprimit të përbashkët me aleatët.