Në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje të çmimeve edhe te shërbimet e hotelerisë

Në gastronomin e Maqedonisë së Veriut në janar u regjistruar rritje e çmimeve te shërbimet hotelerike, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është rritur për 5.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Te pjesa e […]

shkurt 5, 2025 - 21:00
 0  3
Në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje të çmimeve edhe te shërbimet e hotelerisë
Mjet transportues pengon qarkullimin e qytetarëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, foto nga Portalb.mk

Në gastronomin e Maqedonisë së Veriut në janar u regjistruar rritje e çmimeve te shërbimet hotelerike, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është rritur për 5.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te pjesa e netëve të kaluara ka rritje më të madhe (22.1%), ndërsa te pijet joalkoolike (4.5 %), te ato alkoolike (2.7 %), ndërsa te ushqimi vetëm 1.7 %.

Krahasuar me muajin paraprak, në janar është regjistruar rritje nën një përqind.