Në Ministrinë e Ekologjisë vlojnë kontratat – Ja lista me emra nga qeverisja e Mexhitit | DOKUMENT

Sikurse në Komunën e Çairit, edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që drejtohet nga Izet Mexhiti, vlojnë kontratat e punësimeve të përkohshme, tregon hulumtimi i Gazetës Flaka The post Në Ministrinë e Ekologjisë vlojnë kontratat – Ja lista me emra nga qeverisja e Mexhitit | DOKUMENT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 9, 2025 - 14:30
 0
Në Ministrinë e Ekologjisë vlojnë kontratat – Ja lista me emra nga qeverisja e Mexhitit | DOKUMENT

Sikurse në Komunën e Çairit, edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që drejtohet nga Izet Mexhiti, vlojnë kontratat e punësimeve të përkohshme, tregon hulumtimi i Gazetës Flaka në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave – Financa të Hapura.

Mjafton të klikosh në faqen e institucionit dhe, në opsionin “Paguesi”, të shkruash emrin e institucionit – në këtë rast Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – për t’u shfaqur personat juridikë dhe fizikë që kanë pranuar të ardhura nga buxheti i ministrisë në periudha të caktuara.

Në përputhje me aktet pozitive të Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, që lejojnë publikimin e informacioneve që lidhen me punën, vendimet, buxhetet, kontratat, tenderët dhe shpenzimet e institucioneve publike, dhe duke mos publikuar të dhëna personale përveç emrit dhe mbiemrit – siç lejon ligji – Gazeta Flaka publikon listën me emrat e personave të kontraktuar nga ministria e drejtuar nga Izet Mexhiti.

Lista është e gjatë dhe përfshin kontrata me vlera të ndryshme, por bien në sy ato me shuma më të larta, si 112.000 denarë (rreth 1.800 euro) dhe 60.000 denarë (rreth 1.000 euro). Kryesisht, kontratat kapin vlerën mesatare prej 30.000 denarësh.

Publikimi i listës nuk nënkupton se të gjithë personat e angazhuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me kontrata në vepër janë militantë partiakë apo “përfitues” politikë, siç pretendojnë nga kampi opozitar, Aleanca Kombëtare për Integrim.

Në listë figurojnë emra të nacionaliteteve shqiptare, maqedonase dhe të tjera. Gazeta Flaka është në pritje të reagimit zyrtar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në rast se kontestohet ndonjë e dhënë e publikuar.

Përsërisim se të gjitha emrat e publikuar janë marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave – Financa të Hapura. Gazeta Flaka

 

DOKUMENT

The post Në Ministrinë e Ekologjisë vlojnë kontratat – Ja lista me emra nga qeverisja e Mexhitit | DOKUMENT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .