Negociatat/ Irani mohon takim me delegacionin amerikan
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mbërritur gjatë natës në Islamabad për një sërë takimesh me zyrtarë të lartë pakistanezë. Vizita vjen në një moment kur nga Shtëpia e Bardhë u bë e ditur se në Islamabad pritet të mbërrijnë edhe të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me pretendimin […]
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mbërritur gjatë natës në Islamabad për një sërë takimesh me zyrtarë të lartë pakistanezë.
Vizita vjen në një moment kur nga Shtëpia e Bardhë u bë e ditur se në Islamabad pritet të mbërrijnë edhe të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me pretendimin se pala iraniane kishte kërkuar bisedime “ballë për ballë”.
Megjithatë, kjo është kundërshtuar nga Teherani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, deklaroi se Araghchi do të zhvillojë takime vetëm me përfaqësues të lartë të Pakistanit dhe se nuk është planifikuar asnjë takim me delegacionin amerikan.
“Nuk është planifikuar të zhvillohet asnjë takim midis Iranit dhe SHBA-së. Qëndrimet e Iranit do t’i përcillen palës pakistaneze,” u shpreh ai.