Nën dyshimet për keqpërdorimin e 740 mijë denarëve, Policia ka ngritur padi ndaj 41 vjeçarit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit nën dyshimet për keqpërdorim gjatë shfrytëzimit të 740 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit F.K. nga Kumanova, kryetari i Lidhjes e sporteve komunale në Kumanovë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit […]

dhjetor 26, 2024 - 02:00
 0  4
Nën dyshimet për keqpërdorimin e 740 mijë denarëve, Policia ka ngritur padi ndaj 41 vjeçarit
Denarë, foto nga Meta.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit nën dyshimet për keqpërdorim gjatë shfrytëzimit të 740 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit F.K. nga Kumanova, kryetari i Lidhjes e sporteve komunale në Kumanovë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, raportoi Policia.

I akuzuari, mjetet financiare të Lidhjes që janë ndarë nga Këshilli i Komunës së Kumanovë, nuk i ka shpenzuar dhe 740 mijë denarët i ka ndarë te dy ekipet sportive pa i paraqitur në Këshillin e Komunës. Ai 440 mijë denarë i kishte ndarë për një ekip hendbolli dhe 300 mijë denarë për një ekip futbolli.