Shekerinska fillon punën si Zëvendës sekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmila Shekerinska sot ka marrë postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s. Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Shekerinska ka përvojë të madhe si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit. Ajo është kampione e barazisë gjinore dhe mbështetëse e vazhdueshme e marrëdhënieve të forta transatlantike, shkruan në faqen e NATO-s për ish-zëvendëskryeministren […]

dhjetor 2, 2024 - 22:00
 0  6
Shekerinska fillon punën si Zëvendës sekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmila Shekerinska sot ka marrë postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s.

Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Shekerinska ka përvojë të madhe si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit.

Ajo është kampione e barazisë gjinore dhe mbështetëse e vazhdueshme e marrëdhënieve të forta transatlantike, shkruan në faqen e NATO-s për ish-zëvendëskryeministren maqedonase.

Për momentin nuk ka asnjë informacion për pagën e pozitës të Sheqerinskës për pozitën e dytë më të rëndësishme në Aleancën Veriatlantike, por nëse sipas disa hulumtimeve kreu i NATO-s merr më shumë se 220 mijë dollarë paga mujore, atëherë paga e zëvendëssekretari i përgjithshëm do të jetë të paktën 7 deri në 8 herë më i lartë se ai i zyrtarëve vendor.