“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Çekaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar arsyet e vendimit.  Çekaj ka theksuar se arsyeja kryesore për moskandidimin

dhjetor 8, 2025 - 17:00
 0
“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet
“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet

“Nëna ka nevojë për përkujdesjen time”, Hysen Çekaj nuk do të garojë për deputet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Çekaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar arsyet e vendimit. 

Çekaj ka theksuar se arsyeja kryesore për moskandidimin lidhet me nevojën për t’iu përkushtuar familjes, veçanërisht nënës së tij, e cila, siç tha ai, ka më shumë se kurrë nevojë për praninë dhe përkujdesjen e tij.

“Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar kurrë. Por, përballë përgjegjësive që kam ndaj familjes sime, e sidomos ndaj nënës time, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për praninë dhe përkujdesjen time, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e listës.

Ky vendim nuk e ndalon angazhimin tim. Përkundrazi – mbetem plotësisht aktiv në organizimin e mërgatës sonë të mrekullueshme dhe të përkushtuar.

Përmes kësaj deklarate, dua t’i ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi në përkrahje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ndryshimit të domosdoshëm që vendi ynë, Kosova jonë, ka aq shumë nevojë.

Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehem edhe më fuqishëm, si në garë ashtu edhe në angazhimet e drejtpërdrejta për LDK-në dhe për Kosovën”, shkroi Çekaj.