Nëna raporton dhunimin e vajzës së mitur, i dyshuari bie në pranga pas disa vitesh
Një grua nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur, para disa vitesh ishte sulmuar seksualisht. Organi kompetent ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte


Një grua nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur, para disa vitesh ishte sulmuar seksualisht.
Organi kompetent ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
