Nesër regjim i posaçëm trafiku në Shkup, për vizitë presidenti i Kroacisë Milanoviq
SPB Shkupi njofton qytetarët se nesër (07.05.2025), për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të […]


SPB Shkupi njofton qytetarët se nesër (07.05.2025), për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë”, njofotn MPB.