Nesimi: Formimi i Qeverisë me Badenter, rrezikon partitë shqiptare, rritë ndikimin e deputetëve të etnive tjera

Formimi i Qeverisë me shumicë të Badenterit, rrezikon rolin e partive shqiptare duke rritur ndikimin e deputetëve të etnive të tjera”, vlerësoi analisti politik Florian Nesimi, gjatë intervistës për emisionin “Dialog te Lajm’i”. “Formimi i Qeverisë me shumicë të Badenterit, nënkupton defaktorizimin e partive shqiptare ndërsa ju jep peshë politike deputetëve të etnive tjera, siç […]

dhjetor 23, 2025 - 18:00
 0
Nesimi: Formimi i Qeverisë me Badenter, rrezikon partitë shqiptare, rritë ndikimin e deputetëve të etnive tjera

Formimi i Qeverisë me shumicë të Badenterit, rrezikon rolin e partive shqiptare duke rritur ndikimin e deputetëve të etnive të tjera”, vlerësoi analisti politik Florian Nesimi, gjatë intervistës për emisionin “Dialog te Lajm’i”.

“Formimi i Qeverisë me shumicë të Badenterit, nënkupton defaktorizimin e partive shqiptare ndërsa ju jep peshë politike deputetëve të etnive tjera, siç janë turqët, boshnjakët, sërbët, vllehët, hebrenjtë…, sepse partia e cila pas zgjedhjeve do të hyjë në qeveri, do të duhet që pastaj ta marrë shumicën e Badenterit, ku bëjnë pjesë edhe etnitë tjera, për shkak se një parti shqiptare ndoshta vetë në situata të ardhshme mund mos ta ketë vet ajo Badenterin dhe do të duhet që në këtë rast t`i lusë deputetet e etnive tjera, për të formuar Qeverinë”.

Sipas Nesimit, ekziston rreziku që partitë kryesore maqedonase në të ardhmen të përfshijnë më shumë deputetë të etnive tjera në listat zgjedhore, duke përdorur çështjen e Badenterit, si mjet kushtëzimi gjatë negociatave qeveritare.

“Tani shembull në këtë përbërje parlamentare, “Levica” i ka dy deputetë që janë të etnive tjera (një turk e një boshnjak), edhe mendojë se kjo mund të krijojë në të ardhmën një presedencë shumë të keqe, sepse pastaj ata do të fillojnë t`i kushtëzojnë partitë shqiptare. Dhe, e dyta, çfarë mund të ndodhë, p.sh, këto partitë kryesore maqedonase, VMRO-ja dhe LSDM-ja, në të ardhmën në listat e tyre zgjedhore të fusin sa më shumë deputetë të etnive tjera, që më pastaj gjatë negociatave për formimin e Qeverisë, ata do të fillojnë që ta kushtëzojnë partnerin e tyre shqiptarë me mekanizmin e Badenterit, sepse kur ndryshohet një ligj edhe kur ndryshohet kushtetuta, kur përcaktohen këto gjëra, ata nuk ndryshohen vetëm për momentin që na konvenon neve tani, mirëpo ndryshohen për në të ardhmën, dhe ne nuk e dimë se në të ardhmën në çfarë momenti mund të vijmë që ndonjë deputet i ndonjë etnie tjetër të na kushtëzojë. Ti tani mund ta kesh Badenterin, por çka nëse në zgjedhjet tjera nuk e ke, prandaj mendoj se ato vet, nuk e di sa e kanë analizuar mirë edhe nuk do të ishte keq që të dalin të paktën ta argumentojnë ose elaborojnë tek e fundit, të tërhiqen nga kjo rezolutë”, ka vlerësuar analisti Florian Nesimi./ GazetaLajm