Sejdiu: Taravari duhet të qëndrojë në VLEN që të dalim bashkë në zgjedhje!
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, ka ftuar kreun e ASH-së, Arben Tavarin që të qëndrojë brenda VLEN-it dhe në zgjedhje lokale të dalin bashkë të gjitha partitë e koalicionit, ashtu siç dolën në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, Sejdiu në emisionin “Dialog te LAJMI”, tha se nëse Taravari vendos që të del vetë në zgjedhjet lokale, […]

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, ka ftuar kreun e ASH-së, Arben Tavarin që të qëndrojë brenda VLEN-it dhe në zgjedhje lokale të dalin bashkë të gjitha partitë e koalicionit, ashtu siç dolën në zgjedhjet parlamentare.
Megjithatë, Sejdiu në emisionin “Dialog te LAJMI”, tha se nëse Taravari vendos që të del vetë në zgjedhjet lokale, kjo është e papranueshme për partitë tjera të VLEN-it.
“Arben Taravari duhet të rrije në VLEN dhe duhet të dalim bashkë, ashtu siç kemi qenë bashkë. Çdo kombinacion tjerët, çdo kalkulim tjetër VLEN nuk do ta pranojë. Por, kjo vlen edhe për partitë tjera të koalicionit. Derisa Arben Taravari vjen dhe thotë unë kam një ide më të mirë se ju dhe ajo ide është që të dal vet nuk ka më kompromis, ai e zgjedh vetë rrugën”, tha Sejdiu në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat tona online.