Kumanovë, u hoq flamuri i ndaluar që valonte përkrah flamurit të Komunës
Pas raportimeve të Portalb.mk, ish flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, i ndaluar për përdorim në vende publike, që valonte përkrah flamurit të Komunës së Kumanovës është hequr nga organet përgjegjëse. Flamuri me diellin e Vergjinës në mes është i ndaluar për përdroim nga ana e institucioneve shtetërore, sipas Marrëveshjes së Prespës, ku saktë precizohet […]


Pas raportimeve të Portalb.mk, ish flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, i ndaluar për përdorim në vende publike, që valonte përkrah flamurit të Komunës së Kumanovës është hequr nga organet përgjegjëse.
Flamuri me diellin e Vergjinës në mes është i ndaluar për përdroim nga ana e institucioneve shtetërore, sipas Marrëveshjes së Prespës, ku saktë precizohet në nenin 8 paragrafi 3, i cili thotë:
“Pala e dytë nuk do ta përdorë përsëri në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme simbolin e paraqitur në flamurin e saj shtetëror. Në afat prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do ta nisë procedurën për heqjen e simbolit të paraqitur në flamurin e saj të mëparshëm shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e sajë. Artefaktet arkeologjike nuk janë të përfshira në këtë dispozitë”.
Pala greke disa here ka reaguar zyrtarisht për mosrespektim të Marrëveshjes, ndër ta ishte ajo e ish kryediplomatit grek, para disa vitesh, kur tërhoqi vërejtjen se ende po përdoret emri Maqedoni dhe se flamuri me diellin e Vergjinës ende është prezent në vende publike.
Marrëveshja e Prespës, në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është nënshkruar më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës në anën greke.
Kujtojmë se, Marrëveshja e Prespës, i ka dhënë fund një kontesti plot 27 vjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kontest që vendin tonë e ka penguar në rrugëtimin euroatlantik për afro tre dekada, pasi që Greqia pretendonte se emri dhe flamuri i shtetit të Maqedonisë janë simbole greke dhe se në të ardhmen Maqedonia mund të ketë pretendime territoriale ndaj një rajonit të saj, e cila gjithashtu quhet Maqedoni.